Mirë se vini në oazin më modern të qetësisë mes gjallërisë së kryeqytetit të Tiranës. Format e akomodimit në Arka Art Hotel ndajnë të njëjtin ekuilibër mes estetikës urbane dhe funksionalitetit modern. Pothuajse të gjitha dhomat dhe suitat tona kanë një pamje spektakolare dhe ekskluzive të Tiranës. Çdo hapësirë është e kuruar me piktura dhe skulptura origjinale realizuar nga artistë vendas në punishtet e Rezidencës “Kodra e Diellit”. Kryefjala e qëndrimit tuaj do të jetë përvoja e fjetjes, një shplodhje e këndshme pas një axhende të ngjeshur kulturore ose biznesi.
Qendra jonë e mirëqenies është një mundësi për t'u çliruar nga streset e përditshmërisë. Ne ofrojmë një gamë të gjerë trajtimesh Wellness dhe estetike.
Palestra më e madhe në Tiranë, me hapësirë 1000m2, me pajisje moderne dhe mundësi emocionuese fitnesi. Zgjidhni klasat tona të stërvitjes së trupit, seancat relaksuese të jogës dhe aktivitetet për të vegjëlit tuaj.
Pishina infinity me pamje nga qyteti i Tiranës është vendi i përsosur për t’u arratisur nga monotonia e përditshmërisë dhe për të krijuar momentet më të bukura.
+355 (0) 68 60 82 970
Rrezidenca Kodra e Diellit 2
Rruga e Ftonjve 98
Tirana, Albania, 1001
info@arkahotel.al
+355 (0) 68 60 82 970
info@arkahotel.al
Rrezidenca Kodra e Diellit 2
Rruga e Ftonjve 98
Tirana Albania 1001
© Copyright Arka Art Hotel.