
Arka Art Hotel është një hotel-butik arti në Tiranë, i cili ofron akomodim, hapësira eventesh dhe konferencash, restorant e bare, qendër wellness, palestër, pishinë dhe teatër. Kjo faqe interneti administrohet për llogari të markës tregtare “Arka Art Hotel”.
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si mblidhen, përdoren, ruhen dhe mbrohen të dhënat tuaja personale kur vizitoni faqen arkahotel.al ose kur ndërveproni me ne nëpërmjet saj. Përpunimi i të dhënave kryhet në përputhje me Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili është i harmonizuar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR 2016/679), si dhe me aktet nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Duke përdorur këtë faqe interneti, ju konfirmoni se e keni lexuar dhe kuptuar këtë Politikë. Nëse nuk jeni dakord me të, ju lutemi mos e përdorni faqen.
Kontrollues i të dhënave personale të mbledhura nëpërmjet kësaj faqeje është Shoqëria “ART & TOURISM DEVELOPMENT GROUP” SHPK, me NUIS L83705802U, me seli në Zona “Hoteleri – Turizëm”, Kanali i Çukës, Zona Kadastrale 8642, Sarandë, Shqipëri (këtu e në vijim “ne”, “ATDG SHPK” ose “Kontrolluesi”).
Për çdo çështje që lidhet me këtë Politikë ose me të dhënat tuaja personale, mund të na kontaktoni në:
Ne mbledhim vetëm të dhënat që janë të nevojshme për qëllimet e përshkruara në këtë Politikë. Konkretisht, mund të përpunojmë kategoritë e mëposhtme:
Kur vizitoni faqen, disa të dhëna teknike mblidhen automatikisht nëpërmjet cookie-ve dhe mjetit të analitikës (shih seksionin 8). Këto përfshijnë adresën IP (në formë të anonimizuar aty ku është e mundur), llojin e pajisjes dhe shfletuesit, sistemin operativ, faqet e vizituara, kohëzgjatjen e vizitës dhe burimin nga i cili keni ardhur në faqe.
Kjo faqe interneti nuk përpunon rezervime drejtpërdrejt. Rezervimet kryhen nëpërmjet një sistemi të jashtëm rezervimesh të palës së tretë (StayGrid), i cili operon jashtë kësaj faqeje. Të dhënat që plotësoni gjatë procesit të rezervimit mblidhen dhe përpunohen nga ofruesi i atij sistemi, sipas kushteve dhe politikës së tij të privatësisë, dhe jo nga kjo faqe. Ju rekomandojmë të lexoni politikën e privatësisë të platformës së rezervimeve përpara se ta përdorni.
Ne nuk mbledhim me qëllim kategori të veçanta të të dhënave (të dhëna sensitive, si të dhëna shëndetësore, bindje politike apo fetare). Ju lutemi mos përfshini të dhëna të tilla në mesazhet që na dërgoni, përveçse kur është rreptësisht e nevojshme.
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale mbi bazat ligjore të parashikuara nga Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si më poshtë:
Qëllimet për të cilat përdoren të dhënat përfshijnë: t’iu përgjigjemi komunikimeve dhe kërkesave tuaja; të menaxhojmë dhe lehtësojmë rezervimet; t’ju dërgojmë komunikime marketingu vetëm kur keni dhënë pëlqimin; të analizojmë dhe përmirësojmë përmbajtjen dhe performancën e faqes; dhe të ruajmë sigurinë e faqes.
Kjo faqe përdor Google Analytics, një shërbim analitike i ofruar nga Google Ireland Limited, për të kuptuar se si vizitorët ndërveprojnë me faqen. Ky është i vetmi mjet i palës së tretë i instaluar për matje dhe analitikë. Google Analytics përdor cookie-t për të gjeneruar informacion statistikor mbi përdorimin e faqes, si numri i vizitorëve, faqet më të vizituara dhe kohëzgjatja e vizitave.
Këto të dhëna përdoren në formë të grumbulluar (agreguar) dhe nuk kanë për qëllim t’ju identifikojnë personalisht. Cookie-t analitike aktivizohen vetëm pasi ju jepni pëlqimin nëpërmjet banner-it të cookie-ve. Ju mund të refuzoni ose të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë.
Për më shumë informacion mbi mënyrën se si Google i përpunon të dhënat, vizitoni: policies.google.com/privacy. Mund të instaloni gjithashtu shtesën zyrtare të shfletuesit për çaktivizimin e Google Analytics: tools.google.com/dlpage/gaoptout.
Ne nuk i shesim dhe nuk i tregtojmë të dhënat tuaja personale. Infrastruktura e hostimit dhe serverat ku ruhet faqja janë pronë e ATDG SHPK dhe administrohen prej nesh. Të dhënat mund t’u vihen në dispozicion vetëm palëve të mëposhtme, dhe vetëm në masën e nevojshme:
Kur angazhohen përpunues, marrëdhënia rregullohet me marrëveshje me shkrim që garanton mbrojtjen dhe konfidencialitetin e të dhënave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Disa nga ofruesit tanë të shërbimeve (për shembull Google) mund të përpunojnë të dhëna në servera të vendosur jashtë Republikës së Shqipërisë. Në raste të tilla, transferimi kryhet vetëm kur garantohet një nivel i përshtatshëm mbrojtjeje, nëpërmjet klauzolave standarde kontraktore ose mekanizmave të tjerë të njohur ligjërisht, sipas kërkesave të legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale.
Cookie-t janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në pajisjen tuaj kur vizitoni një faqe interneti. Kjo faqe përdor cookie-t si më poshtë:
Kur vizitoni faqen për herë të parë, shfaqet një banner cookie-sh që ju lejon të: pranoni të gjitha cookie-t; refuzoni cookie-t jothelbësore; ose menaxhoni preferencat sipas kategorive. Ju mund t’i ndryshoni preferencat tuaja në çdo kohë nëpërmjet banner-it ose cilësimeve të cookie-ve në faqe. Gjithashtu, mund t’i menaxhoni ose fshini cookie-t drejtpërdrejt nga cilësimet e shfletuesit tuaj.
Ne i ruajmë të dhënat personale vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë mbledhur, ose sa kërkohet nga afatet ligjore të ruajtjes. Konkretisht:
Në përfundim të afatit përkatës, të dhënat fshihen ose anonimizohen në mënyrë të sigurt.
Në përputhje me Ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ju gëzoni të drejtat e mëposhtme mbi të dhënat tuaja personale:
Për të ushtruar këto të drejta, na kontaktoni në info@arkahotel.al. Ne do t’i përgjigjemi kërkesës suaj brenda afateve të parashikuara nga ligji. Mund të kërkojmë verifikimin e identitetit tuaj përpara se të veprojmë.
Ne marrim masa teknike dhe organizative të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat tuaja nga aksesi i paautorizuar, humbja, ndryshimi apo shpërndarja e paligjshme. Këto masa përfshijnë kontrolle aksesi, përdorimin e kredencialeve të sigurta dhe përditësime periodike të sigurisë së faqes. Megjithatë, asnjë sistem transmetimi apo ruajtjeje në internet nuk mund të garantohet 100% i sigurt.
Kjo faqe nuk u drejtohet fëmijëve dhe ne nuk mbledhim me vetëdije të dhëna personale të tyre pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor. Nëse mendoni se një fëmijë na ka dhënë të dhëna, ju lutemi na kontaktoni që t’i fshijmë.
Ne mund ta përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë herë pas here për të pasqyruar ndryshime ligjore ose në praktikat tona. Versioni më i fundit publikohet gjithmonë në këtë faqe, me datën përkatëse të hyrjes në fuqi. Ju inkurajojmë ta rishikoni periodikisht.
Për çdo pyetje, kërkesë apo ankesë në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë ose me përpunimin e të dhënave tuaja personale, mund të na kontaktoni:
© Copyright Arka Art Hotel.